E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn apel Shqipërisë: Zgjidhni krizën politike

"Për Shqipërinë dhe sfidat e saj politike, unë besoj se qeveria e re do të mundohet ta zgjidhë këtë çështje që është e rëndësishme për kriterin politik të Kopenhagenit dhe duhet parë si një shans tashmë për të rritur stabilitetin politik e në këtë menyrë evoluimin e orientimit evropian të Shqipërisë", u shpreh Rehn, njofton TCh.

Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Rehn tha se më parë Shqipëria duhet të përmbushë kriteret dhe më pas të ndërmerren hapa të tillë ose të lobohet politikisht, duke kundërshtuar kështu nismën e disa eurodeputetëve evropianë, që Shqipëria dhe Bosnja të përfshihen në këtë proces.

"E di që ekzistojnë debate brenda unzës së Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave. Ka patur një aktivizim politik në favor të heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, çfarë është për t’u mirëpritur, por në të njëjtën kohë i bëj apel çdo aktori politik në këtë qytet se ne duhet të jemi të përgjegjshëm e të dëshmojmë se u qëndrojme kritereve të besueshme rigoroze, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të bindur z. Shoibel, z.Hortefor dhe 25 kolegët e tjerë, pra ministrat e brendshëm europianë, se është e besueshme hyrja në regjim pa viza me Maqedoninë, që ka bërë detyrat e saj në menyrë të përkryer, Serbinë e Malin e Zi. Shqipëria dhe Bosnja sapo të përmbushin kriteret, do të bëjmë te njëjtën gjë dhe me këto dy vende. Por nuk duhet t'i ndëshkojmë tre vendet e tjera që i kane bërë gjerat siç duhet, duke i bërë konfuze çështjet, pasi rrezikojmë të mos kemi fare avancim të regjimit të lirë të vizave pastaj", tha më tej Rehn.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›