Pato i kënaqur me paraqitjen

Alexandre Pato është i kënaqur që është rikthyer në listën e shënuesve në barazimin 2-2 të Milanit ndaj Viktoria Plzen.
Milani ishte në avantazh 2-0 por nuk arriti të nxjerrë pikë të plota nga takimi i mbrëmshëm i Ligës së Kampionëve.
“Jam i kënaqur me performancën time, doja të luaj. Por në të njëjtën kohë i zhgënjyer me rezultatin. Por tani, ne duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”.
“Kë do ta doja në raundin e ardhshëm? Ne mendojmë vetëm për të fituar... të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar braziliani.