E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi-Valencia, luftë direkte për një vend

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e fundit të katër grupeve të dyta të Champions League. Mjaft interesante paraqitet situata në grupin E, ku Çelsi dhe Valencia do të duelojnë direkt për një vend në turin tjetër. Këtë grup e kryeson Bajer Leverkuseni me 9 pikë, ndërsa londinezët dhe spanjollët ndjerkin me 8 pikë. Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, thotë se ai ëndërron fitore ndaj Çelsit, e cila do ta kualifikonte ekipin spanjoll në 16-shen më të mirë të Ligës së Kampionëve. Spanjollët udhëtojnë në “Stamford Bridge” me pikë të barabarta me blutë në grupin E, duke ditur se fituesi do të jetë ai që do të sigurojë biletën për në fazën eliminatore të garës europiane. “Ne të gjithë ëndërrojnë një natë të bukur në të cilën do të arrijmë kualifikimin. Duhet të fitojmë. Ky është objektivi që ne kemi. Ne shkojmë në Londër me mentalitetin se mund të fitojmë”, ka deklaruar kapiteni i Valencias. Ndërkohë, janë blutë ata që të sfiduar keqazi nga Siti në kampionat, nuk mund të tolerojnë një tjetër dështim në garën më të rëndësishme për klube.

Sot

Grupi E

Genk – Bajer Leverkusen 20:45

Çelsi – Valencia 20:45

Grupi F

Borusia Dortmund – Marsejë 20:45

Olimpiakos – Arsenal 20:45

Grupi G

Porto – Zenit Pjetërburg 20:45

Apoel Nikosia – Shakhtar Donjeck 20:45

Grupi H

Barcelona – Bate Borizov 20:45

Viktoria Plzen – Milan 20:45

Nesër

Grupi A

Mançester Siti – Bajern Mynih 20:45

Vilareal – Napoli 20:45

Grupi B

Inter – CSKA Moskë 20:45

Lilë – Trabzonspor 20:45

Grupi C

Benfika – Ocelul Galaci 20:45

Bazel – Mançester Junajtid 20:45

Grupi D

Ajaks – Real Madrid 20:45

Dinamo Zagreb – Lion

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›