Wenger: Olympiacos e meritoi fitoren

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i zhgënjyer me paraqitjen e Topçinjve në disfatën 3-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Olympiakos.
“Ne kishim shanse, por Olympiacos luajti një ndeshje të përkushtuar dhe bëri disa beteja të mira. Ne humbëm shumë topa në pjesën e parë dhe mbi të gjitha u bëmë ca të pasigurt”.
“Ata ishin më të gatshëm dhe pastaj ne ishim 2-0 në disavantazh, por u rikthyem me dukej sikur mund të barazonim, por ata shënuan edhe golin e tretë. Mbi të gjitha Olympiacos e meritoi fitoren”.
“Fatkeqësisht për ta kjo nuk mjaftonte të kualifikohen, pasi Marseille bëri një super rezultat në Dortmund”, ka thënë Wenger.