Vllaznia e fut Pashajn në “listën e zezë”

/* */
Gjyqtarët janë shndërruar në një “mollë sherri”, duke u futur në “listën e zezë” të klubeve. Në një të tillë “non grata” rrezikon të përfundojë edhe Bardhyl Pashaj.
Pikërisht ndaj tij, klubi i Vllaznisë hartoi një notë të ashpër proteste, drejtuar Presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armando Duka, sekretarit Eduard Prodani, shefit të Garave, Ilir Shulku, dhe atij të Arbitrave, Arsen Hoxha.
Gjithçka lidhet me ndeshjen Tomori-Vllanzia (1-0, java e 11-të). “Në këtë ndeshje u vune re qartësisht gabime skandaloze lidhur me arbitrimin nga ana e treshes se gjykimit të kryesuar nga Bardhyl Pashaj, tëcilat ndikuan dukshëm në rezultatin e ndeshjes në dëm të ekipit te Vllaznisë”, - thuhej në notën e protestës.
“Treshja e arbitrave e kryesuar nga Pashaj, arriti deri atje sa i anuloi Vllaznisë 2 gola krejtësisht të rregullt dhe i mohoi një penallti të qartë”, - theksohet në deklaratë. “Nisur nga vijueshmëria e gjykimeve te dobëta që i bëhen Vllaznisë gjatë gjithë fazës së parë të Superligës, sidomos në ndeshjet e luajtura jashtë fushes së saj, duke u ndalur veçanërisht në ndeshjen e fundit me Tomorin, kerkojmë: ndëshkimin shembullor te treshes se arbitrave qe gjykuan ndeshjen me Tomorin e Beratit, për t’ paraprirë mos përsëritjes së rasteve të tilla në të ardhmen duke dëmtuar futbollin.
Drejtori Grima: “Gjykim tendecioz”
Në një prononcim për mediat, drejtori sportiv i klubit të futbollit Vllaznia, Armir Grima, akuzoi gjyqtarët e ndeshjes së Tomori-Vllaznia, për njëanshmëri dhe gjykim tendencioz kundër shkodranëve. "Gjyqtari Pashaj lejoi lojën e rëndë të kundërshtarit, nuk dha një penallti të pastër për ne, së bashku me anësorin na kanë anuluar dy gola mëse të rregullt. Këto janë fakte mëse të mjaftueshme që tregojnë se arbitrat në këtë ndeshje, na kanë ndëshkuar. Kontestimet tona kanë qenë të pranishme gjatë 90 minutave të ndeshjes”, - tha ish-portieri Grima.