E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak/Makina përplas shtyllën, vdes shoferi

Një 23-vjeçar nga Shijaku humbi jetën në orët e para të ditës së sotme, pasi automjeti i tij u përplas një shtyllë elektrike, vetëm dy km larg qytetit.
Denis Gjata, 23 vjeç, humbi jetën sot rreth orës 00.30 kur automjeti i tij,me targë të huaj BR 235 LY, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një shtyllë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor nga kryqëzimi i njohur me emrin Katër Rrugët në drejtim të Shijakut, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dje në rrugët pranë qytetit bregdetar si pasojë e aksidenteve automobilistike humbën jetën dy të rinj të tjerë, ndërsa që nga fillimi i vitit numri i viktimave në shkallë qarku ka arritur në 37 vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›