E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit të ndarë

TIRANË- Të gjithë besimtarët myslimanë si rregull sot duhet të nisnin agjërimin, të paktën ata që i besojmë këtij riti. Por nuk ka ndodhur kështu, edhe pse kreu i këtij komuniteti, Selim Muça ka deklaruar sot zyrtarisht nisjen e muajit të shenjtë. Arsyeja se pse disa besimtarë myslimanë nuk e kanë nisur agjërimin është se nuk e kanë parë ende daljen e hënës. Simbol ky i nisjes së Ramazanit.

Selim Muça iu është drejtuar sot besimtarëve me fjalët: "Te dashur besimtarë myslimane kudo që ndodheni brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë, ju uroj gëzuar muajin e madhërishëm të Ramazanit, i cili ka filluar sot në vendin tone. Ju uroj të gjithëve ta kaloni me të lehte. Ju uroj gëzuar dhe për shume vjet begati dhe paqe ne mes jush".

Nga ana tjetër dhjetëra besimtarë që falen në xhaminë e rrugës së Kavajës thanë se "ne nuk e kemi nisur muajin e Ramazanit, sepse nuk është parë hëna".

Sipas tyre, rregulli është që kur shikohet hëna fillohet agjërimi. "Meqenëse hëna nuk ka dalë akoma, ne s'kemi pse ta nisim", vijojnë shpjegimin.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça sqaron se muaji i Ramazanit është i lidhur me hënën. "Agjërimi i muajit të Ramazanit fillon me parjen e hënës. Por kjo është e vështirë të shihet me sy të lirë. Sot ka vëzhgues astronomike që e caktojnë me saktësi se kur fillon të dalë hëna. Për neve ka dale mbrëmë, prandaj agjerojmë sot". Ai thotë se urdhri për nisjen e muajit të shenjtë është thënë nga Këshilli Fetar i Evropës, autoriteti më i lartë fetar edhe për Shqipërinë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›