E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet grabitësi i dhunshëm në jug të vendit

Sokol Rama, 23 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës, ishte shpallur në kërkim për grabitje. Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se ai është kapur rreth orës 04:00 teksa tentonte të hynte nga Greqia për në territorin shqiptar.  

Sokol Rama qarkullonte në shtetin helen me pasaportë me emër të rremë. I riu akuzohet si autor i disa vjedhjeve të kryera në fshatin Dhuvjan e Sofratikë të Gjirokastrës.

Më 12 qershor të këtij viti, Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë ndaj Ramës. Vendimi u mor në bazë të provave të mbledhura nga Prokuroria, që tregojnë se 23-vjeçari në bashkëpunim me djalin e xhaxhait, Artan Rama, një vit më parë në fshatin Dhuvjan kanë grabitur me dhunë banesat e shtetasve A.S. dhe F.A.

Gjithashtu, Sokol Rama akuzohet se në mars të këtij viti, në bashkëpunim me Kristo Ruçin keqtrajtuan dhe më pas grabitën dy bashkëshortë të moshuar në fshatin Sofratikë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›