E Diel, 1 Nëntor 2026

Patos, indetifikohet një nga autorët e vjedhjes së banesës

Identifikohet njeri prej autorëve të vjedhjes me dhunë dhe armë ndodhur ditën e sotme në një banese ne Patos të Fierit.

Shërbimet e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Policisë Qarkut Fier, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e njerit prej autoreve të kesaj ngjarje, shtetasin me iniciale D.XH, banues në Patos.

Ky shtetas dyshohet se ne bashkepunim me një shtetas tjetër, ka hyre i maskuar në banesen e shtetasit me iniciale J.D ne lagjen "1 Maj" të qytetit te Patosit, dhe nepermjet ushtrimit te dhunës dhe nën kercënimin e armës, kanë vjedhur nje çante ne te cilën ndodhej shuma prej 300.000 lekesh dhe sende të tjera.

Ndërkaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kesaj ngjarje si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›