Rama: Linda, gjysma ime më e mirë me origjinë nga Kruja
TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama ka qenë dje në Krujë, por papritur atij i është rezervuar një pritje e veçantë. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama është pritur nga dhjetëra e qindra banorë të Krujës.
"Sot isha me tre gra që kanë lidhje origjine nga Kruja. Me gjysmën time më të mirë, Lindën, Eglantinën dhe Klodin. Erdhëm thjesht të pimë kafe, por jam i befasuar dhe i lumtur nga pritja. Këtë qytetërim do ta ngremë lart. Ju falenderoj për mikpritjen, jam i lumtur që erdha sot këtu", - tha Rama. Ndërsa theksoi se "do t'i kthejmë Krujës gjithë shkëlqimin e humbur. Do ta kthejmë në një pikë referimi për të ardhmen. Pikë referimi, jo vetëm si vlerë e historisë, por edhe e mirëqenies. Kruja zemra e një qytetërimi. Do ta nderojmë si amaneti i të parëve tanë". "Do ta kthejmë Krujën në ato parametra që meriton. Kruja ka humbur rrugën dhe shpresën. E vetmja rrugë e zhvillimit të qëndrueshëm është rruga jonë", - theksoi Rama.
Kryesocialisti ka kërkuar votën për kandidatin e koalicionit opozitar "Aleanca për të Ardhmen", Ismail Dani. "Ne me anë të Ismail Danit do i kthejmë Krujës shkëlqimin e humbur. Kruja mbetet një pikë referimi për të ardhmen", - ka pohuar Rama. Ai ka thënë se më 8 maj duhet të marrë fund historia e votave të vjedhura.
Dy ditë më parë kryesocialisti Rama ka qenë në një tur në jug të vendit. Në takimet në Sarandë, Tepelenë, Gjirokastër dhe Përmet. Në Sarandë Rama ka qenë i shoqëruar nga Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimit për Të Drejta e Njeriut. Atje është bërë prezantimi i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Sarandës, Stefan Çipa. Ndryshe nga ceremonitë e zhvilluara vitet e mëparshme, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka preferuar që Ditën e Pashkëve ta festojë në qytetin e Sarandës. I shoqëruar nga familjarët e tij, Rama ka qenë në mesnatën e djeshme në kishën ortodokse të qytetit bregdetar. Në krah të tij nuk ka qenë vetëm bashkëshortja, Linda, por edhe djali i tij Gregori dhe vajza e Lindës, Rea, e cila është kthyer enkas nga studimet në Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e festimit të Pashkëve. Praninë e tij me familjen, Rama e anonçoi edhe gjatë fjalimit që mbajti mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie Stefan Çipa. "Jam shumë i lumtur që këtë ditë të bekuar ta kaloj këtu midis jush, bashkë me gruan time të dashur dhe me dy fëmijët", - tha dje kreu i PS-së para elektoratit socialit. Ndërkohë që pas mitingut, Rama ka zgjedhur një prej lokaleve të qytetit bregdetar për të darkuar së bashku më familjen e tij.
(Bledar Hoti/BalkanWeb)