Vret bashkëfshatarin për prerjen e pishave tenton vetëvrasjen
DIBER-Dy bashkëfshatarë janë grindur për motive te dobeta në Fushë-Lurë të Dibrës ndërsa ngjarja ka degjeneruar me një të vdekur dhe një të pagosur rëndë.
Mësohet se sot në mesditë rreth orës 14:00, Fadil Hoti 36 vjec është grindur me Nuri Kacin 32 vjec për prerjen e pishave në mal. Pas fyerjeve në drejtim të njëri-tjetrit, Hoti që ishte i pajisur me armë zjarri e shkreh atë në drejtim të Kacit, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas kryerjes së krimit, autori duket se është penduar për krimin e kryer dhe më pas ka tërhequr këmbëzën e armës së zjarrit dhe e ka shkrehur në drejtim të vetes. 36 vjecari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Dibrës ku po lufton me jetën.
(d.b/BalkanWeb)