E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demolli:Respektim të afateve për ndryshimin e reformës zgjedhore

Kryesuesi i Komisionit për reforma zgjedhore në Kosovë, Haki Demolli ka deklaruar se do të respektohen afatet e përcaktuara ligjore për përgatitjen e ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet.

Sipas tij, ndryshimet e këtij ligji do të koordinohen edhe me Komisionin për reformën kushtetuese, sidomos për mënyrën e zgjedhjes së presidentit.

“Fillimisht duhet ndryshuar Kushtetuta, por jam i bindur se gjithçka do të përfundojë në afatet kohore të përcaktuara nga parlamenti” ka theksuar Demolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›