E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Patos, me mbështetjen e IPARD II ngriti kompleksin për mbarështimin e 1000 derrave

Klarida Semanjaku nga fshati Sheqishte i Bashkisë Patos prej dy vitesh ka ngritur një kompleks për rritjen dhe mbareshtimin e derrave falë një financimi të përfituar nga Ipard II.

Kompleksi ka një sipërfaqe prej 960 m2 dhe mbarështrohen 1000 derra.

Dhjetëvite më parë e nisi me minifermë të vogël, ndërsa dy vite më parë aplikuan tek skema mbështetëse e IPARD dhe AZHBR-së, dhe sot kanë projektin e stallës moderne që ka ciklin e mbyllur të mbarështimit të derrave.

Kjo sipermarrje ka punesuar edhe 7 punonjes të kësaj zone dhe premton se do të zgjerojë biznesin e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›