Patos, vidhet me armë e maska një banesë

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë vjedhur një shumë prej 300.000 lekësh dhe sendesh të tjera në një banesë në Patos, të Fierit.
Policia e këtij qyteti informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 Maj" të këtij qyteti, ku në banesën e një shtetasi kanë hyrë dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, pasi janë konfliktuar me të zotin e shtëpisë, kanë vjedhur një çantë në të cilen ndodhej shuma prej 300.000 lekësh dhe sende të tjera.
Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.