UKT: Ja kategoritë që përfitojnë nga falja fiskale

Ujësjellësi i Tiranës shpjegon se kush janë kategoritë e personave, që përfitojnë prej faljes fiskale. Pas disa paqartësive nga ana e konsumatorëve, Ilirian Shkëmbi Drejtor i Departamenit të Shitjeve pranë UKT-së së Tiranës shpjegon se përfitues do të jenë vetëm ata qytetarë, që kanë fatura të papaguara deri në vitin 2007.
Ky vit, sipas Shkëmbit është edhe periudha kur aksionet e këtij institucioni i kanë kaluar pushtetit vendor, pra Bashkisë së Tiranës. Sipas ligjit të faljes fiskale qytetarët do të mund të përfitojnë vetëm deri në momentin që institucionet kanë qenë shtetërore.
Falja fiskale është parashikuar që të përfundojë brenda vitit 2011 dhe është përcaktuar si një nismë mjaft pozitive për formalizimin e ekonomisë në vendin tonë.