Djegia e plehrave në Shkodër, ankohen banorët
Djegia në vazhdimësi e mbeturinave në fushën e grumbullimit fare pranë një zone të banuar në Shkodër ka sjellë reagimin e Drejtorisë Rajonale te Mjedisit.
Kjo e fundit ka nisur ndjekien administrative permes gjobitjes se institucioneve pergjegjese per kete fenomen qe rikthehet pas disa muajsh nderprerje.
Problemi i mbetjeve është agravuar për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe Komunës Bushat për taksën e depozitimit të mbetjeve në Landfillin e Bushatit.
Koston e kësaj mosmarrëveshje e paguajnë me shëndetin e tyre banorët pranë fushës së depozitimit të mbetjeve në qytetin e Shkodrës.
Së fundi prej 48 orësh diegia e mbeturinave ka mbuluar me një re mjaft të dëmshme për shëndetin gjithë zonën pranë, e cila përhapet për shkak të erës edhe mbi qytet.
Bashkia e Shkodrës e justifikon ndezjen e mbeturinave me temperaturat e larta. Nderkohe ne shuarjen e flakeve dhe minimizimin e tymit kane nderhyre dhe forca te zjarrfikesve si dhe ushtrise.