Patozi: Anëtarët e rinj jopolitikë
09/04/2010 PD gati të nisë përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese
Për të vijuar procesin është e nevojshme pjesëmarrja e grupit parlamentar të opozitës
Partia Demokratike është e gatshme të nisë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Lartë. Forca më e madhe politike në mazhorancë vlerëson pozitivisht qëndrimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, sipas të cilit, anëtarët e rinj duhet të jenë jopolitikë dhe pa asnjë lidhje me regjimin e para viteve ’90. Nënkryetari i PD-së, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, Astrit Patozi, në një intervistë televizive thotë se për të filluar këtë proces të rëndësishëm është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës. “Ne jemi plotësisht dakord që kandidaturat për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të jenë politike dhe vlerësimi i Presidentit është korrekt. Ne jemi plotësisht dakord që Presidentit të bëjë përzgjedhjet e këtyre kandidaturave përmes një procesi sa më transparent”, tha Patozi. Ai theksoi se mazhoranca ka prirjen për të mos votuar në Kuvend asnjë kandidaturë politike, për sa kohë që shumica parlamentare nuk ka bërë asnjë propozim dhe nuk do të bëjë një të tillë për anëtarë të këtyre gjykatave. Gjykata Kushtetuese ka në përbërje 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Aktualisht janë gjashtë anëtarët që do të zëvendësohen, për shkak të përfundimit të mandatit të tyre. Paralelisht me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit shqiptar njofton edhe për vende vakante në Gjykatën e Lartë. Sipas Kushtetutës, anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Ata qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet.
Mandatimi i gjyqtarëve
Fehmi Abdiu, që nga viti 1998 wshtw gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese; Kujtim Puto, në vitin 1998 është emëruar anëtar dhe pak ditë më parë i ka mbaruar mandati; Petrit Plloçi është anëtar i Kushtetueses që prej vitit 2001; Sokol Sadushi, nga viti 1998 ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës; Xhezair Zaganjori ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës që nga viti 2003 dhe Admir Thanza u zgjodh anëtar i këtij institucioni në shkurt të 2009.
Roli i Kuvendit
Si në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës duhet më parë të konsultohet me Kuvendin dhe konkretisht krerët e grupeve parlamentare të tij (në këtë rast PD dhe LSI). Kushtetuta dhe ligjet për organizimin e këtyre dy institucioneve kushtetuese parashikojnë emërimin nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit.
Ripërtëritja
Neni 125 i Kushtetutës parashikon përtëritjen e një së tretës të përbërjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese një herë në tre vjet. Por meqenëse tre prej anëtarëve: Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Sokol Sadushi janë emëruar anëtarë me dispozitë kushtetuese, e cila përcaktonte mandatin e këtyre tre anëtarëve për 12 vjet, ka sjellë këtë çrregullim të respektimit të Kushtetutës pikërisht për këtë pikë.
Precedenti
Në qershor të vitit 2008, mazhoranca në Kuvend rrëzoi të pesë dekretet e Presidentit Topi për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, me pretendimin se kreu i shtetit nuk ishte konsultuar më parë me të. Pas kësaj, Presidenti ndoqi një procedurë përzgjedhjeje në mënyrë publike. Ai ngriti një grup pune, i cili i sugjeroi këtij të fundit që në vlerësimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë të merren në konsideratë edhe disa kritere të tjera.