Shembet masivi i dherave, në rrezik banorët e një pallati
09/04/2010 Banorët: Ndjehemi në çdo moment të rrezikuar, fenomeni prezent prej kohësh
BERAT- Banorët e një pallati në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit ndihen të rrezikuar si pasojë e shkarjes së dherave nga pllaja e kalasë, ndërkohë që një masiv i konsiderueshëm është shkëputur gjatë pasdites së djeshme, por fatmirësisht nuk ka vënë në rrezik jetën e banorëve. Sipas dëshmive okulare, në pasditen e së mërkurës një masiv dheu është shkëputur nga faqja e kalasë duke përfunduar në oborrin e pallatit 5-katësh me numër 64 që ndodhet në hyrje të qytetit të Beratit.
Rrëshqitjet
Banorët e pallatit, por dhe disa banesave private që ndodhen janë alarmuar kur kanë dëgjuar fillimisht një zhurmë dhe më pas rrëshqitjen nga faqja e kodrës së një masiv dheu. Fatmirësisht shkëputja e dherave e shoqëruar me gurë nuk ka shkaktuar të plagosur, ndërkohë që ajo që është shqetësuese është fakti se banorët ndihen të rrezikuar. Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë muajve të fundit, por dhe ndërtimet që janë bërë mbi këtë kodër duket se janë bërë shkak që tereni shkëmbor i pllajës të tronditet dhe të rrezikojnë shkëputjen e masiveve të dheut. Janë 15 familje që ndihen të rrezikuar në këtë lagje dhe ngrenë zërin për ndërhyrje nga ana e pushtetit vendorë. Ata kanë parë nga banesat e tyre që ndodhet vetëm pak metra larg se si masivi ka zbritur me shpejtësi nga pllaja e kodrës duke përfunduar shumë pranë hyrjes së pallatit. Sipas banorëve prej vitesh në këtë zonë është ndier rreziku i shkëputjes së masiveve të dheut, por kohët e fundit kjo dukuri është bërë më evidente për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë, por dhe ndërtimet që janë bërë mbi kodër. Pallati që ndodhet shumë pranë pllajës së kodrës është ndërtuar në vitin 1984 dhe në të jetojnë 15 familje. Por, pas viteve 1990 mbi këtë kodër nisën të ndërtoheshin dhe banesa të tjera, ndërtime të cilat janë bërë shkak për tronditjen që pëson pllaja e kodrës ndikuar dhe nga reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë muajve të fundit. Nga ana e tyre banorët ngrenë zërin duke kërkuar ndihmë për eliminimin e rrezikut që mund të shkaktojë shkare e të tjerë masivë. Ata deklarojnë se mbi të gjitha ndiejnë rrezikun për fëmijët e tyre që luajnë përpara pallatit. Banorët kërkojnë që një grup specialistësh të kësaj fushe të inspektojnë nga afër situatën në vend për të ditur shkallën e rrezikshmërisë me të cilën përballen. Ndërkohë që burime pranë Bashkisë së qytetit të Beratit bëjnë me dije se që në orët të mëngjesit punonjësit e pastrimit pranë bashkisë pastruan territorin nga mbetjet e dherave dhe gurëve. Ndërkohë që pranë këtij institucioni është ngritur grupi i punës që do të analizojnë situatën dhe shumë shpejtë ajo do të bëhet prezent pranë qeverisë.