Patozi: "Biberaj" Është çështje e PD
27/01/2009 Debate në Kuvend për ndryshimin e delegacionit. PS-ja kërkon sqarime për Biberajn
Rregullorja parashikon edhe proces votimi në rast kundërshtimi për zëvendësimet
Shkarkimi i deputetit të PD-së Aleksandër Biberaj nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit pranë Këshillit të Evropës dhe zëvendësimi i tij me deputetin tjetër të PD-së Ilir Rusmali ka shkaktuar debate në Kuvendin e Shqipërisë. Në të parën përballje pas publikimit të çështjes në medien shqiptare Partia Socialiste përmes kryetares së grupit parlamentar Valentina Leskaj i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit të japë sqarime për këtë çështje, pasi e ka cilësuar ndërmarrjen e saj një rrezik për proceset integruese. Por në mbrojtje të Topallit ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi, i cili e ka cilësuar këtë një çështje të PD-së, e cila ka të drejtë të bëjë të gjitha ndryshmet e nevojshme. Vetë Kryetarja e ka cilësuar çështjen të mbyllur, pasi, siç tha ajo, Biberaj është zëvendësuar nga delegacioni dhe jo nga Kuvendi.
Debati
Për kreun e grupit kuvendor të PD-së Kryetarja e Kuvendit ka ushtruar kompetencat që i ngarkon Rregullorja e Kuvendit gjatë trajtimit të çështjes “Biberaj”. Ai i sugjeroi opozitës të mos merret me punën e mazhorancës, duke sqaruar se një tjetër person dinjitoz do ta përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin Evropian, Ilir Rusmali. “Keni tri ditë që merreni me tema që nuk janë as tuajat dhe as të shqiptarëve. Por ju them se ka një nen në Rregulloren e Kuvendit që flet për kompetencat e Kryetarit të Kuvendit, në respektim të të cilave është vepruar në këtë rast”, - tha Patozi. Lidhur me shqetësimin e opozitës për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë ai i sulmoi kundërshtarët politikë, duke u kujtuar mënyrën e tyre qeverisëse para katër vjetve. “Po flisni për turpërim? Ju e dini më mirë se unë se Shqipërinë e kanë turpëruar ministrat që kanë udhëtuar me killera, apo nga ata ministra që kanë qenë të lidhur në çdo fije me trafiqet dhe korrupsionin. Shqetësoheni për përfaqësuesin tonë, kur KE-ja do të përfaqësohet nga një tjetër person dinjitoz, nga një ish zëvendëskryeministër, nga një ish-ministër drejtësie”, - vijoi kreu i kuvendorëve të PD-së. Reagim i tij ishte në përgjigje të kryetares së grupit kuvendor të PS-së Leskaj, e cila tha se delegacioni i Parlamentit shqiptar është shpërdoruar dhe është thyer plotësisht Rregullorja e Kuvendit. “Me shkarkimin e Biberajt dhe me delegimin e Rusmalit në Asamble keni vënë Shqipërinë në një pozitë qesharake para Asamblesë Parlamentare dhe gjithë botës”, - deklaroi Leskaj dhe i kërkoi kryeparlamentares të japë shpjegime.
Rregullorja
Në pikën 3 të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit përcaktohet: “Kryetari i Kuvendit, në këshillim me kryetarët e grupeve parlamentare, përcakton listën e anëtarëve dhe të kryesive të delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare. Përbërja e delegacioneve pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Lista e anëtarëve të delegacioneve të përhershme dhe çdo ndryshim i mëvonshëm në to i njoftohen Kuvendit në seancën plenare më të parë. Në rast kundërshtimesh Kuvendi vendos me votim të hapur.”