Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini

Është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini.Mësohet se shkarkimi i Sefgjinit është bërë pas analizës vjetore të Ministrisë së Financave. Në postin e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve është emëruar Artur Papajani. Arben Sefgjini ka qenë i akuzuar nga prokuroria për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe më parë ka qenë në arresti shtëpie.