Patozi: Edi Rama, kerkon pushtet permes dhunes
Edi Rama eshte drejtuesi i aleances puniste-mafioze, sepse pas 20 vitesh liri dhe demokraci ne vend, kerkon qe ta marre pushtetin nepermjet dhunes dhe forces. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje nenkryetari i Partise Demokratike, njekohesisht kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi. Gjate pjesemarrjes se tij ne Kuvendin e PD-se, se Kavajes, Patozi deklaroi se instinktet mafioze dhe komuniste tek Edi Rama, jane te rrenjosura shume thelle. "E kemi quajtur aleancen qe ai drejton si punisto-mafioze, sepse te kerkosh sot pas 20 vitesh liri dhe demokraci, rrezimin e pushtetit me dhune do te thote te kesh ende shume te zhvilluara instinktet e mafiozeve dhe te komunisteve", deklaroi Astrit Patozi nga Kavaja. Sipas tij, Edi Rama eshte nje pjelle e sistemit komunist dhe per pasoje e ka te pamundur te shkeputet nga e kaluara e tij dhe paraardhesve. Sipas Patozit, modeli qe e frymezon Ramen pas mafies, eshte ai i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Por nenkryetari i PD-se mohoi ne menyre te prere se nga ana e mazhorances mund te kishte tolerance per qendrimet e tij.