E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama nxjerr jashte sistemit PS-ne, zgjedhjet, arritja me e madhe

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi dje ashper nga Malesia e Madhe, kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, se nuk mendon as per PS-ne dhe as qytetaret por vetem per te ardhurat e paligjshme te ndertimit. E pranishme ne Kuvendin e deges se Partise Demokratike ne Malesine e Madhe, Topalli tha se certifikimi i zgjedhjeve nga nderkombetaret, eshte fitorja me e madhe. "Ne cilin vend te botes, per institucionet qe dalin nga zgjedhje te lira dhe te ndershme, te certifikuara nga e gjithe bota humbesi te thote qe jane me legjitimitet te cunguar. I them Edvin Rames, je mbrapsht, je krejt mbrapsht me sjelljet e tua dhe kur kerkon te nxjerresh jashte sistemit Partine Socialiste", tha Topalli. Sipas saj, Rama s'ka menduar kurre per qytetaret sepse s'ka menduar kurre per familjen e tij. S'ka menduar kurre per familjen e tij, s'ka menduar kurre per nenen e tij, s'ka menduar kurre per partneret e tij, s'ka menduar kurre per grate e tij. "Si te mendoje ky agresor per qytetaret e tij?. Cdo tentative e tij do te shkoje ne fund te koshit. Shqiptaret ne korrik te 2010-tes do levizin pa viza", akuzoi kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, Edi Rama nuk perfaqeson interesat e PS-se, por eshte vetem nje klan njerezish dhe nga te gjithe boset e tjere te ndertimit, burimi i te ardhurave te te cileve nuk jane fare te qarta. "Ne do te festojme me 8 dhjetor, 19-vjetorin e rrezimit te murit te Berlinit, ne Shqiperi, ne Tirane. Eshte nje pervjetor ne te cilin ne e rrezuam Kristaq Ramen, e rrezuam Xhelil Gjonin, e rrezuam edhe Sulejman Bushatin, ju e njihni", theksoi kryetarja. Ne fjalen e saj, Topalli tha se ne gjysmen e vitit te ardhshem shqiptaret do te levizin pa viza dhe se shpejti do bejme te mundur qe te jemi qytetare te BE-se, ashtu sic jemi qytetare te NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›