E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Jeremiç shpreson që GJND të mbështesë Serbinë

"Ne presim që ligji ndërkombëtar të ruhet. Pavarësia e Kosovës ishte thjesht ilegale, dhe ne i besojmë drejtësisë ndërkombëtare", tha Jeremiç për AFP.

Gjykata në Hagë nuk pritet të japë ndonjë vendim, por vetëm mendim këshillëdhënës. Ndërkohë, në Hagë është hapur procesi në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjyqi ka filluar punën pikërisht në orën 10, dhe i pari fjalën e ka marrë përfaqësuesi i Serbisë Dushan Batakoviq.

Batakoviq, i cili është ambasador serb në Francë, tha se shpallja e pavarësisë ishte e paligjshme dhe në masë të madhe e sfidon rendin legal ndërkombëtar. Ai e quajti Kosovën "djepi historik i Serbisë". (rel/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›