E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: I befasuar me qëndrimin e opozitës në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi shprehu habi për qëndrimin e opozitës dje në Kuvend. Në një prononcim për mediat, Patozi theksoi se shpreson që ky qëndrim të jetë i përkohshëm.
 

"Jemi plotësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës, ndërkohë që ne kishim vendosur me vështirësi një klimë normaliteti. Uroj që t`i kthehemi bashkëpunimit me opozitën", u shpreh Patozi.

Ai ka theksuar më tej se opozita tani duhet të deklarojë nëse i qëndron marrëveshjes dhe të dëshmojë përpjekjet për realizimin e reformave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›