Vetëvendosje paralajmëron padi policisë
Vetëvendosje paralajmëron një padi ndaj policisë, të cilët kanë përdorur dhunë të tepruar ndaj protestuesve. Ky qëndrim është konfirmuar dhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sa i takon protestës së mbajtur ditën e shtunë.
Gjatë një konference për shtyp, Selimi tha se në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka pasur grupe jo formale, të cilët kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.
Një qëndrim të prerë ka mbajtur dhe sa i takon negocimit për hyrjen e mallrave serbe, duke përgënjeshtruar çdo aludim.
Nuk do të negociojmë me hy mallrat serbe. Vetëm nëse qeveria merr vendimin për zbatimin e reciprocitetit, ne do ta anulojmë protestën e 22 janarit, ka thënë Selimi.