E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Franca e Gjermania mbështesin integrimin e Shqipërisë

Franca dhe Gjermania dy vendet të cilat kanë qënë nismëtaret e krijimit të Bashkimit Evropian, janë mbështetësit kryesorë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto në takimin që pati me dy ambasadoret e këtyre vendeve dhe akademisë diplomatike, me rastin e 49 vjetorit të nënshkrimit të traktatit të Elizesë. “Ne do të vazhdojmë me reformat që kërkohen për integrimin e vendit tone” shtoi më tej ministri Haxhinasto.
 

Në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja gjermane Karola Muler Holtkemper u shpreh se Shqipëria në të ardhmen do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Në konferencë ambasadoret e Gjermanisë dhe Francës për të theksuar rëndësinë e madhe të këtij traktatit të Elizesë folën në gjuhët e njëra-tjetrës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›