Rama: Vendimi për Metën, tallje cinike me njerëzit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas vendimit të gjykatës së lartë e cila e shpalli të pafajshëm kryetarin e LSI-së Ilir Meta për akuzat e korrupsionit aktiv.
Gjatë një takimi në Lushnje me krerët e komunave të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës, Rama tha se vendimi ishte një tallje cinike me njerëzit e thjeshtë. "U bëmë dëshmitarë të një momenti dramatik," tha Rama duke u shprehur se vendimi për Metën është një hap drejt vendosjes së regjimit të padrejtësisë.
Kreu i opozitës theksoi se ka vetëm një rrugë për të përmbysur këtë gjendje skandaloze dhe kjo është rruga e ndërtimit të alternativës europiane per vendin. "Vetëm vota sjell ndryshimin e madh," është shprehur Rama.
Duke folur për programin e PS, kryesocialisti tha se duhet të ofrohen sa më shumë shqiptarë pranë këtij programi, pasi ata duhet të jenë bashkëpronarë të tij.