Patozi: KQZ, prioriteti kryesor
Grupi parlamentar i Partise Demokratike do te kete si prioritet kryesor javet e para te sesionit te ri parlamentar, rikrijimin e Komisionit Qendror Zgjedhor konform standardeve te Kodit te ri Zgjedhor, te miratuar me konsensus nga PD dhe PS. Ne nje prononcim per mediat, ne lidhje me prioritet e PD-se ne Parlament, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi deklaroi se rikompozimi i ketij institucioni te rendesishem zgjedhor, eshte nje ceshtje e cila duhet te realizohet pa humbur kohe.
"Rikompozimi i KQZ-se, sipas formules se Kodit te ri Zgjedhor, do te jete prioritet i axhendes parlamentare, ne fillim te sesionit te ri. Rikompozimi i institucionit zgjedhor besoj se do te jete nje ceshtje, te cilen Parlamenti do ta konsumoje qe ne seancat e para te tij", deklaroi Patozi ne prononcimin e tij per mediat, per sa i perket prioriteteve te grupit me te madh parlamentar te mazhorances. Ky nxitim per riformatimin e institucionit me te larte zgjedhor, nepermjet te cilit do te realizohet tere infrastruktura zgjedhore, sipas Patozit lidhet edhe me faktin se mazhoranca eshte e vendosur te krijoje te gjitha kushtet, per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne qershor te ketij viti. Por sipas kreut te grupit parlamentar demokrat, ky angazhim duhet te jete nga te gjitha forcat politike, duke qene se zgjedhjet jane edhe kryesfida e politikes per kete vit. "Kryesfida e gjithe politikes, mbetet mbajtja dhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira, e te ndershme. Ne kemi bindje absolute qe kjo do te ndodhe, per shkak se kemi pershkuar shumicen e rruges me shume sukses dhe besoj se ka nje vullnet te palekundur te te gjithe strukturave te mazhorances, per t'i garantuar keto zgjedhje te lira e te ndershme, ne qershor te ketij viti", deklaroi Patozi dje ne nje prononcim per mediat. Nga ana tjeter Patozi i cili eshte edhe nenkryetar i Partise Demokratike theksoi edhe PD po pergatit strukturat e saj te brendshme, ne perputhje me sistemin e ri zgjedhor, per te qene fituese edhe per nje tjeter mandat qeverises. Ne kete kuader, kreu i grupit parlamentar te PD, theksoi se me zgjedhjet e reja qe do te mbahen ne parti, pritet nje forcim i metejshem i strukturave, per te qene sa me te pergatitura ne garen e pergjegjshme zgjedhore te muajit qershor. Ne fakt partia me e madhe e mazhorances, do t'i nenshtrohet ne muajt e pare te ketij viti garave te brendshme te saj. Keshtu brenda fillimit te muajit shkurt do te perfundoje procesi i perzgjedhjes se drejtuesve te rinj te Partise Demokratike ne te 12 deget e vendit. Me pas pritet edhe mbledhja e Keshillit Kombetar te PD-se, e cila do te percaktoje koordinatat neper te cilat do te kaloje kongresi elektoral, i cili pritet te zhvillohet pa u hapur fushata dhe ku do te konfirmohen zyrtarisht kandidaturat e reja per deputete.
Fatjona Mejdini