"Hapesirat per dialog mes PS e LSI ekzistojne, por mungon vullneti i PS"
"Deshiroj te theksoj qe hapesirat per dialog ne funksion te bashkepunimit qe mundeson maksimalizimin e votes se opozites jane gjithnje te pranishme", kjo ka qene deklarata e perfaqesuesit te LSI, Luan Rama ne lidhje me mundesine e bashkepunimit mes PS dhe partise se tij. "Por ajo cfare ka munguar, lidhet me mungesen e vullnetit politik te drejtuesve te Partise Socialiste, te cilet jane bere deri tani pengese per te realizuar bashkepunimin", tha ai. Duke kembengulur se LSI mbetet konstante ne qendrimin e saj per zgjedhje te lira.