E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish pronaret: Fondi eshte djegur

Ne mbledhjen e fundit te qeverise per vitin 2008 kryeministri Sali Berisha, deklaroi se fondi prej 500 milione lekesh i vitit 2008 per kompensimin e ish-pronareve, do te shperndahet ne muajin janar te ketij viti. Por, dy dite me pare zv.ministri i Financave Sherefedin Shehu nuk dha asnje prononcim per kete ceshtje. "Kjo eshte per te ardhur keq, kryeministri thote se fondi do te ndahet ne muajin janar, zv.ministri i Financave nuk prononcohet per kete ceshtje. Pra, fondi quhet i djegur. Politikisht thuhet do te ndahet, teknikisht kjo duket e pamundur. Shoqata e ish-pronareve ka dy muaj qe e ka ngritur si shqetesim, djegien e fondit dhe ceshtja mund te ishte zgjidhur, por mungonte vullneti", deklaron Aguim Toro, sekretari i Pergjithshem i Shoqates se ish-Pronareve.

Arsyet

Vendimi per ndarjen e fondit prej 500 milione lekesh per kompensimin e ish-pronareve duhej te miratohej ne muajin qershor, por kjo u shty. Qeveria vendosi qe harta e vleres se tokes, ne baze te se ciles do te kompensoheshin ish-pronaret do te ndryshonte ne disa vlera te saj. U ndryshua metodika e hartimit te saj nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Ministria e Financave dhe te tjera institucione. Kjo harte u miratua ne muajin tetor. Menjehere pas kesaj u miratua vendimi per ndarjen e fondit 500 milione leke per ish-pronaret. Me 3 nentor vendimi hyri ne fuqi dhe u cel afati per kryerjen e kerkesave, i cili vazhdoi deri ne 3 dhjetor. Por, sipas ligjit duhen 3 muaj per verifikimin e kerkesave. Pra, verifikimi perfundon ne muajin shkurt, apo mars. Ne keto kushte, fondi u dogj.

Shkarkimet

Nderkohe gjate ketyre muajve jane bere disa shkarkime ne agjencite rajonale, per moskryerje ne kohe te verifikimeve. Kjo beri qe lista e ish-pronareve qe duhet te kompensoheshin nuk u paraqit ne Keshillin e Ministrave brenda muajit dhjetor, rrjedhimisht fondi u dogj. "Nga viti 2006 deri tani jane nderruar 5 here stafet e agjencise qendrore dhe atyre rajonale. Por, nderrimi i stafeve nuk e zgjidh problemin", deklaron Toro.

Privatizimet

Per vitin 2009 ne dispozicion te kompensimit te ish-pronareve jane vendosur 600 milione leke. Dy dite me pare zv.ministri i Financave Sherefedin Shehu deklaroi se nga arketimet e privatizimit te ndermarrjeve shteterore KESH-it dhe INSIG-ut, 10 per qind e shumes do te perdoret per kompensimin e ish-pronareve. "Privatizimi i ndermarrjeve kryesore shteterore ka perfunduar, ka mbetur vetem KESH-i, pasi dhe privatizimi i INSIG-ut eshte kryer. Megjithate nuk ka nje shifer te sakte, se sa eshte vlera e kompensimit ne leke. Ne kemi llogaritur 30 miliarde leke. Qeveria nuk e ka llogaritur ende. Nderkohe qe ka perfunduar dixhitalizimi i vendimeve te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones. Kjo do te ndihmonte ne llogaritjen e kompensimit monetar dhe fizik. Por, nuk eshte kryer ende", deklaroi Toro. Sipas tij, nuk eshte percaktuar se 10 per qindeshi i ciles shume, do te perdoret per kompensim, sa eshte kjo vlere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›