E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Irakianet, me te kulturuar se shqiptaret"

INTERVISTA/ Ermal Toli, djali 21-vjecar nga Lushnja qe prej pak ditesh ka zbritur me avion nga vendi i gazit dhe arit te zi, rrefen per "Koha Jone" se populli irakian i donte komandot shqiptare.

Emocioni me i forte, qe do te ndiente kur te nisej si nje komando paqeruajtes drejt Irakut, do te ishte nje medaljon me Shen Merine, tejet i vjeter, qe familja e kishte trasheguar brez pas brezi, e qe do t'ia varte i ati ne qafe. "Mos qaj se nuk ka kush te t'i fshije lotet, ruaji ata per kur te kthehen une, qe te mund te t'i fshij". Keto ishin fjalet qe 21-vjecari nga Lushnja, Ermal Toli, i tha te fejuares se tij, ndersa priste te vinte kemben ne avion per t'u nisur drejt qytetit te larget Mosul te Irakut. Djaloshi qe do te ishte dy here pjesemarres i trupave shqiptare, te cileve dite me pare u mbaroi kontrata per qendrimin e tyre ne Irak, shprehet per gazeten me superlativa per kulturen e banoreve te Mosulit, gjithmone ne koherence me traditat e tyre lindore. Ai e di mire, gje qe kuptohet gjate bisedes me te, se per disa pyetje ka vend vetem heshtja, e se per shume gjera qe veshi ka degjuar e syri ka pare ne lufte, nuk duhet hapur goje. Madje-madje, nese mund te heqim paralele dhe te bejme nje krahasim me popullin tone, Ermali merr guximin te thote se irakianet jane me te kulturuar. Ne nje vend ku ushtaret e kane te ndaluar qe edhe gjate kontrollit te prekin me dore nje femer, pasi ne te kundert do te provokoheshin me siguri trazira ne radhet e popullit, Ermali thote se ka fituar shume. Miqesi me ushtare nga Amerika, nje eksperience padyshim jetesore, disa te ardhura me shume, si dhe nje karriere ushtarake. Me nje cigare ne buze, per te cilen ne pyesim "a lejohet per ushtaraket" e per te cilen ai qesh lehtas, Ermali, nenoficer ne Zallherr, nuk pranon te tregoje nese ka vrare a prere kend, apo qofte edhe per ndonje incident, se helbete, ne lufte ishte.

Gjithsej ne kete shtet te larget, ne kuader te misionit "Liria e Irakut", kane shkuar 12 misione me nga 120 ushtare, plus nje shtese prej 95 trupash te tjere te instaluara ne Bagdad, ne kryeqendren e vendit. Ne qytetin e Mosulit ndodheshin per te ruajtur bazen ushtarake, per pikat e kontrollit dhe per patrullimin ne qytet me qellim rendin, trupa amerikane, moldave dhe shqiptare, kontrata e te cileve mori fund. Shqiperia ka qene vendi i trete, pas SHBA-ve dhe Britanise se Madhe, qe ka perkrahur ruajtjen e paqes ne Irak.

Nje djale nga Lushnja, ne zemer te luftes. Kombinim pak i rralle, apo jo?

Nuk mendoj se eshte i rralle. Njeriu matet nga zemra, e jo prej nga vjen. Jane karakteristika te tjera ato qe tregojne dhe shfaqin se cili eshte secili prej nesh. Mua personalisht do te me nevojiteshin disa pyetje qe te masja nivelin dhe zemren e nje personi gjate bisedes, natyrisht qe jo origjina e qytetit te tij.

Sa zgjati udhetimi per ne Mosul, a kishit emocione?

Udhetimi zgjati rreth 5 ore deri ne Kuvajt e mandej 40 minuta deri ne "Air Field Mosul", qe eshte aeroporti i ketij qyteti. Emocione nuk mund te them se kam pasur, pasi kam qene i trajnuar plotesisht per gjithcka.

Cfare benit atje konkretisht?

Gjashte muaj kam punuar me amerikanet per te ruajtur stabilitetin ne qytet. Leviznim me mjete te blinduara. Puna ime ishte e organizuar ne menyre te tille, kisha nje dite pushim, nje dite patrullim dhe nje dite sherbim. Orarin e punes e kisha 15:00-23:00.

Jeni i fejuar. Cfare ju tha ajo, kur moret vendimin per t'u larguar si paqeruajtes? A ishte dakord?

Kjo ishte dicka qe une e kisha enderruar, ajo nuk mund te mos ishte dakord. Mbaj mend qe me ka thene vetem keto fjale: "Une dua qe ti te ikesh e te vish serish, shendoshe e mire". Pastaj, a e deshiron ajo nje jete me te mire, si do te sigurohen te ardhurat?

Meqe jemi ketu, ju keni shkuar dy here ne mision paqeruajtes. Sa para keni marre dhe cfare keni bere me to?

Kam marre rreth 40 mije dollare amerikane, te cilat nuk i kam shpenzuar. I kam ne nje banke, pasi ekonomia shqiptare po degradon dalengadale dhe nuk i dihet si do te behet situata.

Nisur nga spekulimet ne media, dua t'ju pyes, a ka pasur skandale seksuale ne zonen e Mosulit?

Jo, me aq sa di une te pakten. Te gjithe trupat jane korrekte ne veprimet e tyre, pasi ata e dine se ka penalizime ne rast te kundert.

Po nese do te ndodhte dicka e tille?

Ështe absolutisht e pamundur. Te gjithe komandot trajnohen me pare, per cdo sjellje qe duhet te kene me banoret. Po marr nje shembull: Gjate patrullimit, ushtaret duhet te kene me vete nje ushtare femer, pasi ne rast te sinjalizimit per ndonje rrezik, ata nuk jane te autorizuar te kontrollojne femrat vendase, as t'i prekin me dore. Behet fjale per kontrollet ne rruge, supermarkete apo banesa. Per me teper, nese dicka e tille do te ndodhte, me siguri qe banoret do te organizoheshin ne iniciativa te dhunshme ndaj komandove, pasi prekja me dore e nje femre nga ana jone do te ishte e turpshme dhe fyese.

A ju pelqejne zakonet e irakianeve?

Jane shume te ndryshme nga te tonat, s'me pelqejne, edhe pse jam i mendimit se ata jane shume korrekte ne zbatimin e ligjeve dhe traditave te tyre dhe me te kulturuar se ne, qe jemi ne Evrope. Femijet irakiane i doja shume, sidomos kur me thoshin "mister, give me a coce" (zoteri, me jepni nje Coca).

Po vajzat a ishin te bukura?

Po, shume te bukura. Ishin bardhoshe ne lekure, e ne kundershtim me ate qe mendohet ketu, kishte edhe shume prej tyre, qe i perkisnin besimit katolik, qe nuk mbuloheshin, por visheshin si vajzat evropiane.

Marredheniet qe kishit me banoret?

Irakianet na duan ne shqiptaret. Ne kishim vajtur per te ruajtur rendin, nuk ishim pushtues. Per me teper qe vendasve u kemi bere shume sherbime, qe nga perkrahja me ushqime, me barna, me veshmbathjet etj., e deri te transporti i tyre ne spital ne rast nevoje.

A e keni mesuar ndopak gjuhen e vendasve?

Ishte e veshtire, arrita te mesoj fare pak fjale kurde. Aty flitej arabisht si gjuhe zyrtare, si dhe gjuha kurde.

Situata juaj me e veshtire ne vendin e luftes?

Per aq sa mund te tregoj, ka pasur situata te veshtira, por sukseset tona ishin me te medha, kjo mbetet per t'u theksuar pas gjithe asaj eksperience. Vendi yne nuk ka regjistruar disfata apo humbje ne njerez, vetem 2-3 komando te plagosur. Me aq trupa se kemi qene ne, eshte bere me te vertete nje pune kolosale.

Keni pasur momente argetuese brenda zones ku qendronit?

Gjate kohes se lire mund te beja shume gjera, te lexoja, te lundroja ne internet, te beja palester etj. Koha kishte me cfare te mbushej atje, kjo eshte e sigurt. Degjoja edhe shume muzike, me disqe qe i kisha marre nga Shqiperia. Kishte raste qe shkembenim muziken me amerikanet, ata e pelqejne muziken tone te ketyre viteve. Po keshtu, ne shihnim stacione shqiptare televizive me platforma dixhitale, gje qe forcave amerikane nuk u lejohej.

Na tregoni ndonje ndodhi te vecante?

Gjate kohes qe une kam qene aty, ne baze kane ardhur edhe VIP-a, si aktorja amerikane me origjine shqiptare Eliza Dushku, miss Amerika, kampioni i Wrestling, Rey Mysterio etj. Me kujtohet qe kam pikturuar ne nje siperfaqe te madhe xhami, nje pjese te hartes se botes, pasi e kam shume qejf Gjeografine. Madje, njehere nje ushtar nga Porto Riko me pyeti se mos isha nga Rusia. I thashe qe jam nga Shqiperia, ai ngriti supet, nuk e dinte nga binte. Jam ballkanas i thashe dhe mora nje stilolaps, me te cilin vizatova nje skice. Ne fakt, shumica e te huajve nuk e kane idene se ku ndodhet Shqiperia. Edhe kur ua shpjegon, ata e ngaterrojne ate me Kosoven, te cilen e njohin per shkak te luftes.

Ka pasur raste, sidomos ne radhet e trupave amerikane, qe pasi jane kthyer nga sherbimi ne vendlindje, per shkak te depresionit te luftes kane arritur ne vetevrasje. Po ju, a e mbani mendjen te momentet tuaja te veshtira?

Jo, nuk e mbaj mendjen fare. Jo se nuk me kujtohen caste te tilla, por e sforcoj veten qe ta largoj fokusin prej andej.

Si ishte klima ne Mosul?

Ne te dyja misionet, une kam qene ne periudhen mars-tetor, fillimisht ne vitin 2005 e me pas ne vitin 2008. Ne kete kohe, temperaturat shenonin rreth 50 grade celsius, sidomos po te mendohet se vetem jeleku antiplumb, pa pajisjet e tjera, peshonte 18 kg. Zona veriore e Irakut, ku ndodhet edhe Mosuli, qytet me rreth tre milione banore, eshte shume pjellore, praktikisht ajo eshte zona qe siguron nga ana bujqesore, prodhim per gjithe vendin. Aty mund te rriten edhe agrume, si portokalle dhe limona, shalqi, si dhe ka shume ekualipse.

Do te mund te jetonit aty?

Jo, as qe e kam menduar kete, nuk do te pershtatesha dot.

Pasi zbritet ne Tirane nga avioni, per here te dyte nga misioni, me siguri qe ndiheshit krenar.

Po, shume fare, sidomos sepse une dhe shoket e mi kemi perfaqesuar denjesisht Shqiperine dhe kemi ruajtur me nder flamurin tone.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›