E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca pa miratimin e opozites dhe nderkombetareve, miratoi ligjin

Muajin e fundit te vitit qe shkoi, perkunder kundershtimeve te nderkombetareve dhe opozites, Kuvendi arriti me ne fund te mbylle debatet per ligjin e hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Me 74 vota pro, 2 kunder dhe nje abstenim, mazhoranca miratoi, pa opoziten dhe ne kurriz me kritikat e nderkombetareve, ligjin qe do te hape dosjet e te gjithe funksionareve te larte te shtetit, perfshire prokurore e gjyqtare, dhe drejtuesit e Radio-Televizionit Shteteror. I palekundur, kryeministri Berisha kaloi me shumice votash projektin, qe u sulmua ashper dhe nga faktori nderkombetar. Kryeministri e cilesoi ligjin, si nje detyrim te madh moral qe i ka vendit dhe nuk kurseu aspak ne seancen e 22 dhjetorit, akuzat ndaj deputeteve socialiste, qe nuk moren pjese ne salle. Sipas tij, ligji i "spiuneve" eshte nje nisme madhore e cila duhet te votohej me cdo kusht, ashtu si vepruan te gjithe vendet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›