Ambasadori iranian pëson infarkt
Ambasadori Iranian në Tiranë Ali Amouie, iu nënshtrua një operacioni në zemër në spitalin Universal Hospital Tirana (UHT,) të Premten në mbrëmje vonë pas një shock-u kardiogen si pasojë e infarktit kardiak që po kalonte. "Edhe pse rasti i ambasadorit ishte i vështirë për shkak se ai mbërriti në spital pothuajse në gjendje shock-u kardiak, ai është duke u përmirësuar dhe rikuperuar normalisht", -shpjegon Dr. Klodian Krakulli.