E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Në strukturat e reja të PD-së edhe reformatorët

Në strukturat e reja të PDS-së do të përfshihen edhe reformatorët. Shkrirja e reformatorëve me demokratët po ecën paralelisht me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Pak javë pasi Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PDR-së, Genc Pollo, shpallën shkrirjen e dy partive, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, bëri dje të ditur se gjatë procedurave për regjistrimin e anëtarësisë së PD-së po regjistrohen edhe reformatorët, të cilët kanë të njëjtat të drejta si dhe anëtarët e PD-së. Sipas Patozit, ky proces do të përfundojë atëherë kur do të mbarojnë zgjedhjet në PD, rreth fundit të pranverës së 2009-ës. Ndërkaq, Patozi sqaroi edhe fillimin e fushatës elektorale të PD-së rreth 7 muaj para zgjedhjeve, në takimin që lideri Berisha pati me të rinjtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›