E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Nesër do i paraqesim kandidaturën për president opozitës

Astrit Patozi

Para zgjedhjes së presidentit, puna për reformën parlamentare dhe atë zgjedhore do të pezullohet. Këtë deklaron kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Nesër konsumohet raundi i parë, koha punon për zgjedhjen e presidentit, tha ai gjatë intervistës me Ilir Babaramon.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, shprehet se është realizuar mbi 90% e punës në reformat zgjedhore dhe parlamentare dhe pritet vetëm finalizimi i tyre. Jemi futur të hapur në proces për të plotësuar kërkesa e opozitës, tha Patozi.

Sa i takon reformës zgjedhore, ai u shpreh se nuk mund të sanksionohet që kur dy anëtarë të KQZ-së kërkojnë hapjen e materialeve zgjedhore kjo dihet të bëhet. Madje, Patozi tha se një kërkesë e tillë tregon se pretendimet e Ramës për hapjen e kutive kanë qenë joligjore. Tani po kërkon të fusë në ligj atë që për dy vite e kërkonte si të ligjshme, Pra atë që e kishte kërkon ta fusë në ligj. Ky është një autogol i pastër, u shpreh ai.

Duke folur për pikat e nxehta të debatit me socialistët, Patozi nënvizoi se po punohet për gjetjen e një marrëveshje për formulën e përbërjes së Komisionin Qendror Zgjedhor. Nga ana tjetër ai tha se PS u përpoq që të merrte në mënyrë të tërthortë kryetarin e KQZ-së duke propozuar një formulë për zgjedhjen e anëtarit të shtatë të saj.

PS kërkoi të merrte kryetarin e KQZ në mënyrë tërthorazi. Në një kohë që ne kërkojmë që ta zgjedhim në mënyrë konsensual. E kemi thënë që në fillim që jemi të gatshëm. Po negociohet për një formulë të pranueshme, tha Patozi.

Sa i takon zgjedhjes së presidentit, nesër do testohet vullneti i opozitës. Do të kemi një konsumim apo një shkrepje boshe të raundit të parë. Ana teknike do të varet nga negociatat me opozitën. Nëse nuk merr pjesë në votim atëherë bien të gjitha alibitë e saj dhe po kërkon një mision të pamundur për rrëzimin e qeverisë, tha Patozi. Nesër do tia paraqesim kandidaturën opozitës. Ka një dakortësi për të gjithë produktin.  /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›