Rama: Vlerësoj rolin e Metës për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri

Ilir Meta - Edi Rama
Lideri i opozitës, Edi Rama, në intervistën dhënë Adi Krastës ka deklaruar se vlerëson rolin e Metës në çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. E çmoj si kundërshtar kur ai luan një rol pozitiv, u shpreh Rama.
Duke folur për procedurën e zgjedhjes së presidentit, kreu i PS-së tha se kjo është një provë maturie për klasën politike shqiptare.
Rrezikojmë të humbin statusit për të tretin vit radhazi dhe Evropa e vitit të ardhshëm mund të jetë më pak e prirur për tu marrë me ne. BE po thotë na ndihmoni që tju ndihmojmë. Zgjedhja e presidentit është një provë maturie, u shpreh Rama.
Ai vlerësoi zhvillimet e sotme duke papasur parasysh deklaratën e Berishës dhe Metës se do të kërkohet zgjedhja e një presidenti me konsensus të gjerës. Sot ka një lëvizje pozitive në drejtimin që ne e kemi kërkuar prej kohësh, tha kreu i PS-së. /F.S/