Arben Malaj Marreveshja nje domosdoshmeri pas dy deshtimeve te Rames

Situata ne PS Malaj Partia duhet hapur edhe me tej duhen koalicione te forta Bashkepunimi mes paleve Malaj Nuk duhen kompromise individuale por institucionale
Deputeti i Partise Socialiste dhe njekohesisht anetari i kryesise se kesaj force Arben Malaj e cilesoi dje arritjen e marreveshjes mes paleve per nje sere reformash te rendesishme ne vend si nje domosdoshmeri pas dy deshtimeve te riperseritura. Sipas Malajt tani eshte e nevojshme qe kjo marreveshje mes paleve te materializohet me veprime te metejshme duke u kthyer keshtu sipas tij si nje garanci per vleresimin e BE-se ne lidhje me statusin e vendit kandidat. Arritja e nje marreveshjeje pas dy deshtimeve te riperseritura ishte bere nje domosdoshmeri. Tashme politika shqiptare ka detyrimin qe kete marreveshje ta vendose si garanci per vleresimin qe kerkon BE-ja per statusin kandidat. Pra ajo qe eshte deklaruar duhet te materializohet. Duhet te kete pergjegjshmeri maksimale nga palet qe te avancohet me tej. Sigurisht marreveshja ne tre elementet ka nevoje per nje diskutim me te plote per nje bashkeveprim me aleatet e tjeter politike per te qene jo vetem nje element per daljen nga kriza por nje marreveshje qe duhet te prodhoje efekt pozitiv ne miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar duke i permiresuar ato ne maksimumin e tyre por pa i vonuar - tha Malaj. Po ashtu deputeti socialist theksoi ne nje takim me studente te nje universiteti jo privat se per te pasur bashkepunime te qendrueshme nuk duhen kompromise individuale por institucionale. Politika ka detyrimin ndaj qytetareve per te ndermarre angazhime dhe reforma qe do te garantonin marrjen statusit te vendit kandidat ne dhjetor pas deshtimesh te njepasnjeshme. Kur reformat behen nga emra te pervecem kane rezultuar jo te suksesshme si ne rastin e ndryshimit te kushtetutes. Shqiperia ka nevoje per reforma institucionale dhe jo konsensuse individuale - pohoi ai. Ne kete kontekst Malaj nenvizoi se marreveshjet mes paleve duhet te avancohen edhe me tej deri ne ndryshimet e kushtetutes se vendit.
Takimi
Ne takimin e djeshem me studentet e nje universiteti privat deputeti socialist Arben Malaj nje pjese te madhe te diskutimit te tij ia kushtoi edhe situates aktuale ne forcen politike ku ai ben pjese. Per anetarin e kryesise se selise roze PS duhet te hapet edhe me tej e njekohesisht duhet te siguroje koalicione te forta per te arritur te marre qeverisjen e vendit. Sot fitoret politike jane bere te veshtira kusht qe e ben te detyrueshme hapjen e partive politike dhe formimin e koalicioneve per te qeverisur. Mbetet thelbesore qe keto koalicione te jene koalicione per te bere reforma dhe jo koalicione per te mbijetuar. Koalicionet politike qe kane per qellim thjesht mbijetesen do te sillnin rritjen e varferise dhe pabarazise sociale. Populizmi dhe ekstremizmi partiak jane nder faktoret me kryesore te deshtimeve politike qe e mbajne sot Shqiperine larg familjes se BE-se. Ndersa mireqeverisja e nje vendi sipas Konfucit garantohet vetem nepermjet modernizmit te faktoreve social - tha Malaj. Nga ana tjeter duke u fokusuar tek situata ekonomike ne vend dhe duke komentuar qendrimin e socialisteve per buxhetin deputeti socialist deklaroi se opozita duhet te kerkoje marrjen e masave per ndikimin e krizes greke dhe italiane ne vendin tone. Malaj theksoi se perballimi i krizave ekonomike dhe atyre politike behet i mundur vetem nepermjet modernizimit te politikes. Qeverisja e nje vendi ne kete kohe eshte bere me e veshtire dhe tregues kryesor i kesaj situate eshte edhe GDP e Shqiperise. Duke kujtuar se nje nga arsyet e kryesore te te thellimit te krizes qe pasoi edhe me nderhyrjen ne Wall Street ishte babezia dhe pabarazia sociale - u shpreh ai. Duke u fokusuar ne situaten financiare ne vendin tone Malaj theksoi Borxhi publik aktual eshte 60 ne nje kohe kur duhet te ishte 40-45 kjo sipas edhe rekomandimeve te FMN. Ne rast se shmangen reformat rrezikon qe borxhi te rritet 64 - pohoi Malaj ku shtoi se buxheti i vitit 2011 po trajtohet ne menyre te gabuar nga mazhoranca.