Patozi: PS po mban qendrim tendencioz
Partia Demokratike pozicionohet ne mbeshtetje te Kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Keshtu, nuk ka vonuar reagimi i selise blu ndaj akuzave te perseritura te Partise Socialiste. Kryetari i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi u shpreh dje gjate nje konference per shtyp se vendimi i Gjykates Kushtetuese i jep te drejten parlamentit te shqyrtoje me themel dhe ne substance kandidatet per anetare te Gjykates se Larte. Sipas tij, pretendimet e diteve te fundit, te perfaqesuesve me te larte te PS-se, lidhur me emerimet ne Gjykaten e Larte, jane krejtesisht abuzive, te pabazuara ne fakte dhe te frymezuara nga qellime te pastra politike. "Per grupin parlamentar te PD-se, cdo forme e presionit politik ne proceduren e emerimit te anetareve te Gjykates se Larte eshte sa joproduktive, aq edhe e papranueshme", vuri ne dukje Patozi gjate fjales se tij. Sipas tij, deri tani ne kete proces nuk eshte shkelur dhe dhunuar asnje afat ligjor dhe asnje detyrim kushtetues, e aq me pak te jene cenuar te drejtat e njeriut te ndonje personi. Per kete arsye, demokratet i konsiderojne deklaratat e drejtuesve te PS-se si nje forme e qarte presioni politik.