E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Dekretet, opozita bashkoi votat me Saliun

Ish-kreu i Komisionit te Ligjeve, Spartak Ngjela, deklaroi diten e djeshme se nje pjese e opozites bashkoi votat me mazhorancen per te rrezuar edhe dekretet e ardhura nga Presidenti. “Jane bashkuar rreth 14 socialiste, duket grupi i kryetarit socialist per te shpetuar Saliun dhe kjo eshte loja, por perseri kane marre pak. Duke u bashkuar Saliu me Ramen, nuk arriten ne nje moment te merrnin as 71 vota”, deklaroi Ngjela ne lidhje me dekretet, qe dy dite me pare u hodhen per votim ne Kuvend. Po keshtu, ish-deputeti i Partise Demokratike, Spartak Ngjela, deklaroi se nje nga 5 kandidaturat e hedhura per votim, ajo e Zamir Podes, eshte miratuar nga ana e Kuvendit, dy dite me pare. Sipas tij, kete te drejte Podes mund t’ia jepte vetem Gjykata Kushtetuese. “Ai ka fituar 65 me 62 dhe eshte me shumicen prezent dhe nuk ka asnje pengese. Nese duan t’i bejne pengese mund ta bejne, por me Gjykate Kushtetuese mjafton ne nje seance tre minuta dhe sqarohet gjithcka”, theksoi Ngjela ne fjalen e tij. Po keshtu, sipas Ngjeles, per emrat e rinj, Presidenti Topi nuk ishte i detyruar qe patjeter te konsultohej me parlamentin, pasi kete gje nuk ja percaktonte as ligji.

F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›