E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Votojme anetarin e LSI, si pjese e opozites ne KQZ Qamil Xhani

Partia Demokratike eshte gati te votoje nje anetare te LSI-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nese ai paraqitet si pjese e opozites, ne baze te formules qe percakton Kodi Zgjedhor. Kjo eshte oferta qe ka dhene dje per zgjidhjen e ngercit politik per KQZ-ne kreu i Grupit Parlamentar te PS-se, Astrit Patozi, gjate seances se djeshme parlamentare. “Sa per anetarin e KQZ-se, qe i takoka LSI-se, mos u shqetesoni fare. Plotesisht dakord. Silleni po te doni ne seancen e ardhshme dhe ne jemi gati ta votojme. Po le te vije ai, sic i takon, si perfaqesues i opozites se re. Sepse ne e respektojme gjithmone opoziten. Ne fillim e respektojme dhe pastaj e mundim. Keshtu ka ndodhur gjithmone. Keshtu do te ndodhe edhe me 23 qershor”, u shpreh Patozi. Perfaqesuesi i deputeteve te PD-se ka akuzuar kreun e opozites per loje te pandershme ne lidhje me KQZ-ne. Ai u shpreh se ne vitin 2009 ishte Rama ai qe akuzonte komisioneret e tij per vjedhje te votave, ndersa tashme bllokon per komisionerin e LSI-se. “Por mendoj se ka edhe nje arsye tjeter perse Edi Rama dhe njerezit e tij jane te pabesueshem. Sepse te gjithe e mbajne mend se si i shiti ai te gjithe komisioneret e Partise Socialiste, pas zgjedhjeve te 2009-es, ndaj edhe nuk i shkon shume sot qe te hidhet perpjete per nje perfaqesues te LSI-se”, u shpreh Patozi. Ai e ka cilesuar bllokimin e PS-se si te qellimshem, duke shtuar se doreheqja e anetareve te KQZ-se eshte bere me urdher te drejtuesit te PS-se, Edi Rama. “Dy anetaret e propozuar nga PS ne KQZ nuk e mbajten dot lajmin e shkarkimit te kolegut te LSI dhe iken edhe ata. Te atij qe nje muaj me pare ishte “paterica” e Berishes dhe qe “shetiste me bllok ne dore”. Te atij qe vidhte zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine”, tha Patozi. Ai shtoi se vendimi i PD-se per shkarkimin e Ilirian Muhos ishte ne zbatim te Kodit Zgjedhor, ndersa i ka kujtuar opozites se sotme, se ne vitet 2000 ishte PD-ja ajo qe kishte vetem dy komsionere ne institucionin e zhvillimit te zgjedhjeve. “Duke rikthyer ligjshmerine ne KQZ, ne nuk beme asgje tjeter, vecse garantuam paritetin e paleve ne administrimin e zgjedhjeve. Per kete eshte rene dakord qe ketu e 10 vjet te shkuara, jane votuar tre Kode Zgjedhore rresht dhe nje pale ndryshime kushtetuese, here me deshiren dhe here pa deshiren e LSI, por gjithmone me vullnetin e plote dhe sovran te Partise Demokratike dhe te Partise Socialiste”, u shpreh Patozi. Kreu i Grupit Parlamentar te PD-se eshte ndalur dhe ne ceshtjen e largimeve te drejtuesve te LSI-se nga institucionet. Ai u shpreh se edhe vet Ilirian Muho duhet te kishte dhene doreheqjen nga posti qe mbante, pasi nuk mund te jesh edhe ne pushtet edhe ne opozite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›