E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Daçiç rikthehen në Bruksel, pritet të nënshkruhet sot marrëveshja

kosova-ne-brkselBruksel- Pas më pak se 24 orëve nga takimi i fundit, delegacionet kosovare dhe ato serbe janë rikthyer në zyrën e Baroneshës Ashton në Bruksel, për të vazhduar dialogu me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ata pritet të takohen në mesditë në raundin e dhjetë.

Raportuesit nga Brukseli përmendin mundësinë që marrëveshja të nënshkruhet në orën 15.

Në raundin e nëntë të bisedimeve Kosovë- Serbi, i cili zgjati rreth 14 orë, nuk u arrit marrëveshja e pritur dhe propozuar nga BE, ndonëse qe paralajmëruar se palët ishin shumë afër.

Palët ndërkohë fajësuan njëra tjetrën për dështimin.

“Propozimi i Baroneshës Ashton ka qenë i qartë, preçiz, dhe ne e kemi pranuar në tërësi pa ndryshime. Sikurse ka ndodhur në tre herët e kaluara edhe sot Serbia ka rrefuzuar. Unë nesër në emër të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës do ti drejtohem me një letër pranuese zyrtare, për marrëveshje, edhe Baroneshës Ashton, 27 vendeve të BE-së dhe SHBA-ve. Të gjitha këto takime kanë qenë jo të lehta, kanë qenë të rënda me ballafaqime dhe vështirësi, por me vullnet të mirë për marrëveshje. Theksoj se jemi në vitin 2013 dhe marrëveshjet në Bruksel nuk mund të arrihen me llogjikën dhe kokën e Vojisllav Sheshelit”,-tha Hashim Thaçi.

Ndërsa Daçiç theksoi se kryeministri i Kosovës po refuzonte marrëveshjen, duke futur në kuadër të saj çështje të papranueshme për Serbinë, si mospendimin e njëra tjetrës për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, Thaçi këtë kërkesë e arsyetoi të domosdoshme dhe në interes të të dy vendeve.

“Kosova nuk mund ta pengojë askund Serbinë. Prandaj kjo kërkesë është njësoj si të kërkosh nga ne të njohim pavarësinë e Kosovës, gjë që nuk do ta bëjmë kurrë”,-tha Ivica Daçiç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›