E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagoset me armë zjarri pronari i firmës së ndërtimit

policia-10-vjecShkodër- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mqëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Policia informon se ngjarja ka ndodhure në tregun e Zdrales. Besnik Frangaj është shtetasi që është qëlluar me armë dhe ka mbetur i plagosur.

Mesohet se ky shtetas është ndërtues dhe pronar i një firme ndërtimi.

Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen, për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Ndërsa nuk dihet ende se për çfarë motivesh ka ndodhur ngjarja. Policia po heton në disa pista.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›