Rama: Te rikthehet ligjshmeria ne KQZ Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar dje rikthimin e ligjshmerise ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, por pa thene se cila eshte menyra qe do te ndiqet, pas doreheqjes se dy anetareve te PS-se ne kete institucion. Pas takimit te zhvilluar dje me trupin diplomatik te vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe NATO-s, Rama u shpreh per mediat se vendi ka nevoje per procesin qe meriton. “Nuk hyme ne ne keto hulli. Ne kerkojme kthimin e ligjshmerise per KQZ-ne. E perseris, per t’i dhene procesit dinjitetin qe meriton Shqiperia, qe meriton populli shqiptar, jo per ne si forca politike ne nje koalicion qe eshte fitues dhe qe do te fitoje edhe sikur KQZ-ne e perseris ta marri Saliu dhe ta fuse ne kuzhine”, u shpreh Rama. I pyetur nga mediat se cila ishte zgjidhja qe propozon PS-ja per situaten e krijuar, Rama u shpreh se gjithcka eshte percaktuar ne Kodin Zgjedhor. “Nuk ka nevoje te shikojme gishtin, kur gishti tregon henen”, thote nje fjale e urte. Zgjidhja eshte e percaktuar ne Kodin Zgjedhor, dokumenti i rregullave te lojes shkruar dhe miratuar me konsensus, i cili praktikisht eshte shkelur me te kater kembet e kesaj shumice, qe ka mbetur ne duart e 3 mercenareve dhe qe percakton shume qarte se KQZ-ja nuk eshte as instrument i partive dhe as organ qe varet nga Kuvendi”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Pavaresisht problematikes se pergatitjes se zgjedhjeve, per te cilen shpreh shqetesimin, kreu i opozites u shpreh i bindur ne fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit. “Ne zgjedhjet do t’i fitojme me nje shumice bindese. Problemi ketu qendron gjetke, tek dinjiteti i ketij vendi, tek liria e ketij populli, tek domosdoshmeria qe Shqiperia te ike nga harta e regjimeve hibride, sic thote revista prestigjioze “The Economist” vetem pak dite me pare dhe te ike nga horizonti ku rrine ne radhe vende qe nuk kane lidhje me boten demokratike”, u shpreh kreu i PS-se. Rama ka bere paralele edhe mes Shqiperise dhe sistemit qeverises ne Bjellorusi. “Sot per sot me kete qe ka ndodhur me KQZ-ne gjithe ketij procesi i mungojne vetem mustaqet e Llukashenkos, se te gjitha te tjerat i ka si te ishim ne Bjellorusi. Edhe nje pale mustaqe po ja bejme dhurate Saliut, le t’ia ngjise Jozefina me zamke edhe le te vazhdojne rrugen e tyre. Jane te humbur, nuk i shpeton asgje. Ne zgjedhjet do t’i fitojme dhe ne 23 qershor Shqiperia do “te rilinde”, u shpreh kreu i PS-se. Rama shtoi se PS-ja eshte ne komunikim intensiv me gjithe faktorin nderkombetar, per te vendosur ligjshmerine e institucioneve zgjedhore. “Ne kerkojme qe te kete nje reflektim, per kete ne kerkojme qe te kete nje kthim ne ligjshmeri te Institucionit Qendror te Zgjedhjeve. Per kete ne kerkojme qe administrimi i zgjedhjeve te ndahet nga gjithe vala e panikut qe e ka perfshire kryeministrin, qe ka perfshire pushtetin familjar dhe partine familjare te kryeministrit”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.