Arrestohet ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf në Islamabad
Pakistan- Ish-presidenti ushtarak i Pakistanit Pervez Musharraf është arrestuar dhe do të mbahet në paraburgim në shtëpinë e tij në Islamabad për dy ditë.
BBC-ja raporton se më parë, imazhet televizive e treguan duke hyrë në gjykatën e rrethit mes sigurisë së rëndë.
Të enjten një gjykatë urdhëroi arrestimin e tij mbi një përpjekje për të imponuar arrest shtëpiak për gjyqtarët në marsin e 2007-ës.
Kjo ishte një masë e pashëmbullt kundër një ish-shefi të ushtrisë i cili sundoi vendin për gati një dekadë. Edhe pse ai ishte i pranishëm në gjykatë të enjten, kur urdhër është lëshuar, policia nuk bëri asnjë përpjekje për ta arrestuar atë dhe ai shpejt u kthye në shtëpinë e tij në periferi të qytetit.
Të premten në mëngjes, sipas ndihmësit të tij, zoti Musharraf shkoi në gjykatën e rrethit i shoqëruar me roje sigurie.
Policia tha se arrestimi ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e tij. Ekipi i tij ligjor thotë se do të kundërshtojnë urdhër-arrestin në Gjykatën Supreme të Pakistanit.
Dorina Bilbili/IDEA/