E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehaj: Sisha e dashura e Bashos, Familjarët: Dënim maksimal autorëve

Tiranë- Hetimi vrasjes së Eleni Bashos, pas arrestimit të bashkëshortit të saj si organizatori i vrasjes, ka përshtjellur çështjen, vetë familjarët e çiftit dhe personin që u dyshua si e dashura e 38-vjeçarit.

“Gjithçka që është thënë për mua në media nuk është e vërtet, dhe ka cënuar dinjitetin tim. Kështu u shpreh gjatë një interviste Yllka Shehaj, me profesion dentiste e dyshuar si e dashura e Ilia Bashos.

Sipas Shehaj marrëdheniet me famljen Basho kanë qënë vetëm pune, miqësore dhe brenda normave të etikës. Por policia nga ana e saj akuzon Bashon si organizatorin e krimit, pasi bashkeshortja e tij kishte zbuluar lidhjen jashtëmartesore të Ilias me dentisten, njëkohësisht e njohur e familjes. Kjo situate ka krijuar konflikte të vazhdueshme mes çiftit, shpjegoi policia.

Ndërkaq familjarët e Eleni Bashos që ndodhen në një fshat të Gjirokastrës kanë kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit. Ata rrëfejnë se janë shokuar nga lajmi ndërsa hedhin dyshime mbi sjelljet që pati Ilia Basho gjatë varrimit të Elenit. Sipas familjarëve Basho ka shfaqur reagime jo të zakonshme dhe lëvizje të dyshimta gjatë qëndrimit në fshat, siç rrëfejnë edhe qëndrimin për gati një orë vetëm në një dhomë me kufomën. Që sipas tyre është në kundërshtim me traditat e zonës.

Po ashtu familjarët e Elenit tregojnë se prej kohësh kur Basho u arrestua marrëdheniet me familarët e tij në fshat janë konfliktuale, edhe pse para vrasjes kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë.

 

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vrasja e laborantes, e dashura rrëzon alibinë e Ilia Bashos Tiranë- Misteri i vrasjes së laborantes, Eleni Basho në mbremjën...
  2. Ekzekutimi i laborantës, hetim heroinës në medikamente Tiranë- Profesioni i Eleni Bashos dhe i bashkëshortit të saj...
  3. Atentati te “Komuna e Parisit”, gjendet e djegur makina e autorëve Tiranë- Policia duket se ka rënë në gjurmët e autorëve...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›