E Diel, 1 Nëntor 2026

“Po verifikohen emrat e dubluar, më 9 maj listat përfundimtare”

07-02-2013 / Gazeta 55

Flet Ferdinand Poni, zëvendministër i Brendshëm

Të gjitha njësitë vendore janë gati për zgjedhjet e 23 qershorit, deklaroi sot gjatë një deklartë për mediat, zëvendministër i Brendshëm, Ferdinand Poni. Duke folur për përgatitjet e infrastrukturës për zgjedhjet e vitit 2013, Poni nënvizoi se të gjitha njësitë vendore janë gati për zgjedhjet e qershorit, ndërsa bëri të ditur se ekstrakti përmban rreth 3 milionë zgjedhës.
Zëvendësministri Poni, gjatë konferencës, duke i bërë apel qytetarëve, që të kenë kujdes me gjetjen e emrit në lista, siguroi “që po punohet për pastrimin e dublimeve. Mendoj se cilësia e listës është në parametrat super maksimal. Ne identifikuam dhe dërguam për verifikime 7 mijë rekorde të dyshuara si dublime, pra më saktësisht rreth 3 800 shtetas për ti vlerësuar”.
Sipas Ponit, “Ministria e Brendshme ka marrë përgjigje që nuk janë dublime 2 mijë rekorde. Por  edhe pse jemi të kënaqur, janë akoma 4 mijë rekorde të personave të dyshuar për tu verifikuar. Ne kemi rritur kriteret për të kapur çdo shtetas të dubluar”, siguroi ai.
Numri dy i Ministrisë së Brendshme njoftoi gjithashtu se listat mund të shikohen nga çdo zgjedhës. Ato mund të verifikohen nga qyetarët në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duke bërë kërkime me emër mbiemër dhe atësi.
“Do kërkoja rigorozitet, tha Poni, dhe kujtoi se ato qytetarë që janë të pajisur me kartë identiteti duhet ta kërkojnë emrin ashtu siç e kanë në të”.
Zëvendësministri i Brendshëm sqaroi se pastrimi i listave nga dëmtimet do të vijojë deri më 9 Maj, ndërkohë që numri i rekordeve të dyshuara sipas tij ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.
“Pastrimi i listave nga dëmtimet do të përfundojë në 9 Maj. Pasi më tutje nuk bëhet lëvizje tjetër. Por, kjo nuk do thote se njësitë vendore te ndërpresin punën. Ne zgjedhjet e 2011 kanë qene vetëm disa qindra rekorde te dyshuara. 8 vjet më parë kanë qenë disa qindra mijëra. Ne shpresojmë se ky numër të jetë absolutisht zero. nuk do e leme për orën dhe minutën e fundit”, deklaroi zëvendministër i Brendshëm, Ferdinand Poni

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›