Patozi fton Rucin: Tryeze me 29 mars Rozeta Rapushi
Demokratet kerkojne tryeze te gjere politike edhe me pranine e nderkombetareve, ne kuader te afrimit te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Ne kushtet e ekzistences se ngercit politik mes dy forcave te medha politike PD-PS, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ftoi dje zyrtarisht kreun e grupit socialist, Gramoz Ruci ne tryeze te perbashket ne prag te zgjedhjeve lokale te 8 majit. "Ju ftoj qe te ulemi ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars 2011, ne oren 11:00, ne mjediset e Kryesise se Kuvendit, se bashku me partite e tjera parlamentare, duke ftuar njekohesisht edhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi. Ne kete takim, me angazhimin e gjithsecilit, te shqyrtojme pergjegjesite qe duhet te marrin partite tona per adresimin e mundshem te rekomandimeve per forcat politike, ne respekt te plote te kuadrit kushtetues e ligjor ekzistues", i shkruan Patozi, Rucit, duke shprehur bindjen, se nje angazhim i tille do te garantoje permbushjen e ketyre detyrimeve dhe se ai do te jape kontribut dhe garanci shtese, perkrah ketij kuadri normativ, per zgjedhje demokratike, ne perputhje me te gjitha standardet nderkombetare. Kete ftese, kreu i grupit demokrat, e ben duke analizuar edhe situaten politike aktuale si dhe detyrat qe vendi yne ka ndaj komunitetit nderkombetar, ku kerkon te jete pjese. Patozi permend faktin se raporti i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e vitit 2009 percakton per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi se ato permbushen shumicen e angazhimeve te OSBE-se per zgjedhje demokratike. Duke shtuar, se ky raport vlereson lart cilesine teknike te Kodit Zgjedhor dhe infrastruktures zgjedhore, konstaton se keto permiresime te konsiderueshme u zbehen nga politizimi i aspekteve teknike te procesit. "Per te permiresuar procesin zgjedhor dhe arritjen e te gjitha standardeve nderkombetare, raporti i OSBE/ODIHR-it sugjeron 31 rekomandime, ku disa prej tyre i drejtohen drejtperdrejte ose terthorazi partive politike. Ne kete kontekst, dhe duke vleresuar maksimalisht rendesine e procesit pergatitor zgjedhor, ne mendojme se i nje rendesie themelore mbetet rekomandimi i pare i ketij raporti, i cili kerkon qe: Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne perputhje me privilegjet e medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve", kujton Patozi. Kreu i grupit demokrat shprehet i bindur, se angazhimi me vullnet te plote politik, jo vetem i partive te mazhorances se qeverise, por edhe atyre te opozites parlamentare, qofte ne zbatim te detyrimeve te tyre ne administrimin zgjedhor, apo si subjekte zgjedhore, ne perputhje me kuadrin ekzistues kushtetues dhe ligjor, do te rriste maksimalisht standardet e procesit zgjedhor.
Vleresimi
Ne letren e drejtuar kreut te grupit socialist, Gramoz Ruci, pervec fteses se bere, Astrit Patozi vlereson se kuadri yne kushtetues dhe ligjor per zgjedhjet perfshin te gjitha parimet, standardet dhe garancite e nevojshme te percaktuara nga OSBE-ja dhe Keshilli i Evropes. "Ne kete takim, me angazhimin e gjithsecilit, te shqyrtojme pergjegjesite qe duhet te marrin partite tona per adresimin e mundshem te rekomandimeve per forcat politike, ne respekt te plote te kuadrit kushtetues e ligjor ekzistues", shkruan Patozi.