E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erion Bogdani: Une jam ne skuadren e Lulzim Bashes

Ne mbeshtetje te Lulzim Bashes, kandidat ne bashkine e Tiranes, foli edhe futbollisti i kombetares, Erjon Bogani, i cili tha se per sa i perket politikes, eshte ne skuader me Lulzim Bashen. "Une jam ne skuadren e Lulzim Bashes. Jam ketu, per dashurine per Tiranen. Kryeqyteti me Lulzim Bashen ka mundesi te jete ndryshe", u shpreh ai. Ndersa nipi i kryetarit te pare te bashkise se Tiranes, mjeku Zamir Ndroqi, shprehu besimin se Basha, do te dije te beje dicka per ndotjen ne kryeqytet, kancerin qe merr jeten e banoreve te tij. Voten pro tij e deklaroi dje ne podium edhe studentja e pare, qe levizi lirisht me 15 dhjetor 2010, Ardita, duke e vleresuar Bashen per realizimin e levizjes se lire. Nderkohe qe e para qe uroi kandidatin e PD-se per fitore ne 8 maj, duke i lene edhe porosi, ishte mesuesja e tij e fillores. "Jam krenare qe te kam pasur nxenes. Ti ke seriozitetin, vullnetin dhe punen per te dale fitimtar. Po te le porosi, si dikur detyrat e shkolles, me shume shkolla. Urime Luli, suksese jam e bindur qe do t'ia dalesh", u shpreh mesuesja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›