E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe per ushtarin me rastin e festes greke te clirimit

Te dielen

Festa e clirimit te Greqise eshte sot dhe do te perkujtohet diten e diel ne varrezat e Boboshtices me nje ceremoni fetare ne nderim te ushtareve greke te rene gjate Luftes se Dyte Boterore. Sipas axhendes pas meshes ne kishe vizitoret qe do te vijne me autobuse nga Greqia si cdo vit do te shkojne te memoriali ku kane qene dikur eshtrat e nje ushtari grek per te vendosur kurora me lule dhe zhvilluar homazhe. Varreza eshte bere gati per kete qellim bashke me memorialin qe eshte zgjeruar gjate punimeve qe nisen rreth nje muaj me pare. Ne vendin ku eshte ngritur memoriali kane qene me pare eshtrat e nje ushtari te vetem te rene gjate luftes italo-greke por sipas mbishkrimit ne memorial aty prehen eshtrat e ushtareve greke. Nje nga zyrtaret e Konsullates Greke te Korces tha se ne pjesen e platformes ku eshte vendosur kryqi dhe memoriali per ushtaret kane qene eshtrat e te pakten kater ushtareve. Per kete arsye edhe ne mbishkrim flitet per ushtaret ne numrin shumes. Fakti qe varreza eshte ne pronesi te kishes dhe ndodhet ne brendesi te manastirit te Shen Merise edhe kjo e fundit eshte ne dijeni te ceremonise qe do te mbahet diten e diel. Komuna nga ana e saj deklaron se per shkak te pronesise qe ka kisha nuk mund te nderhyje per prishjen e objektit. Ne varrezat e vjetra mbi dy shekullore te Boboshtices prehen te pakten 60 te vdekur dhjete prej te cileve sipas banoreve jane zene nga pjesa me beton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›