Patozi:Jemi pro komisionit hetimor për zgjedhjet

Maxhoranca është e gatshme të ngrejë komision hetimor për zgjedhjet. Kështu ka përshëndetur kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi
projekt-rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Sipas Patozit maxhoranca pranon që të realizohet hetimi i zgjedhjeve parlamentare por brenda kornizës kushtetuese.
Një ditë më parë projekt rezoluta e Këshillit të Europës i kërkoi opozitës të kthehet në Parlament dhe maxhorancës të ngrejë komision hetimor për zgjedhjet, duke nënvizuar se kriza politike duhet të zgjidhet.